Albright sjell koleksionin e karficave të saj përplot simbolikë

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, tashmë ka koleksionin e saj të karficave që ngërthejnë në vete simbolizëm të panumërt.

Albright qe rritur duke i dashur karficat, por tek kur ishte bërë ambasadore e Kombeve të Bashkuara më 1993, ajo e kishte zbuluar se bizhuteritë mund të marrin kuptime të reja.

Ajo zbulon që në vitin 1993 e kishte vënë një karficë gjarpri, pasi ishte akuzuar nga shtypi shtetëror irakian se ishte një e tillë.

Ajo zbulon që në ditët e saj të mira, kur donte të projektonte lumturi dhe përparim, ajo vendoste diej, lule, balona me ajër të ngrohtë e që simbolizonin shpresa të mëdha.

Ndërkaq, në ditë të këqija ajo vendoste merimanga dhe kafshë mishngrënëse, teksa në ditët kur kishte pak e fare progres, ajo vendoste karficë kërmilli.

Të ngjashme