Albulena Haxhiu: E shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherit anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur e shqetësuar me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ndaj Pjetër Ndrecajt.

Ajo thotë se ulja e dënimit për Pjetër Ndrecajn, të akuzuarin për vrasjen e ish-gruas dhe vajzës së tij, është shokues, dhe sipas saj është padrejtësi e radhës ndaj grave.

”Jam e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e të ndjerës Valbonës dhe vajzës së saj!
Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institicionet e drejtësisë. Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!
Asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës!”.

Të ngjashme