Albulena Haxhiu të martën udhëton për në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së, shoqërohet nga Saranda Bogujevci

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të udhëtojë për në Hagë të martën.

Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajmin për këtë vizitë e ka konfirmuar për Reporteri.net Flamur Pireva, këshilltar i Ministres Haxhiu.

Ai tregoi se Ministrja Haxhiu, në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Buogujevci.

“Ministrja Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, do të jenë në vizitë në Hagë në datat 30, 31 mars dhe 1 prill” tha Pireva

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme