Albulena Jashari paralajmëron projekte të reja muzikore

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 17:37 | Nga

Pas përfundimit të aktiviteteve të shumta në ditët e nxehta të verës këngëtarja Albulena Jashari ka paralajmëruar projekte të reja muzikore.

Albulena Jashari, që njihet edhe si piktore, për Koha.net ka bërë të ditur se është duke punuar në projektet e reja muzikore, të cilat planifikon t’i publikojë në vjeshtë.

“Në vjeshtë do të prezantoj projektin e ri, i cili është duke u punuar. Do të ketë shumë risi që besoj se do të priten mirë nga publiku”, është shprehur Jashari.

Ajo është duke punuar në rreth dhjetë këngë aktualisht.

Jashari gjithashtu ka folur edhe për bashkëdyzimin ndërmjet pikturës dhe muzikës, për të cilat thotë se e inspirojnë shumë, e që të dyja i burojnë nga thellësia e shpirtit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme