Albumi “Future Nostalgia” i Dua Lipës merr 3 miliardë klikime

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka lansuar albumin e saj “Future Nostalgia”.

Ajo hyri ditën e sotme në Instagram për t`i uruar të gjithë fansat e saj se së bashku ata kanë arritur shifrën prej 3 miliardë klikimesh për këtë album këtë vit.

Teksa u shpreh se ky album i ka ndryshuar jetën asaj në mënyra të ndryshme, Dua Lipa tha se është aq e lumtur që edhe fansat e saj ndjejnë të njëjtën gjë.

“Sapo kuptova se kemi arritur mbi 3 miliardë transmetime në “Future Nostalgia” në vitin 2020!”, tha Dua.

“Ky album ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra dhe jam shumë i lumtur që edhe ju ndjeheni sikur unë”, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme