Rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale thonë se aleati i ish-presidentit të vendit është zgjedhur në krye të vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kazakistan, tha të hënën në mëngjes se Kassym-Jomart Tokayev fitoi gati 71% të votave, raporton Fox News.
Tokayev u zgjodh president në detyrë kur Nursultan Nazarbayev dha dorëheqje. Nazarbayev ishte presidenti i Kazakistanit që nga viti 1991, kur edhe Kazakistani u nda nga Bashkimi Sovjetik. Menjëherë pas dorëheqjes së Nazarbayevit, partia e kandidoi Tokayevin për president, gjë që nga shumë u pa si një lëvizje e orkestruar nga vetë partia.
Votimi it ë dielës ishte i shoqëruar me protesta, qëllimi i të cilave ishte demokraci më e madhe në vend.
Rreth 500 persona u dërguan në spital për shkak të përplasjeve me policinë.