Mabetex Group njofton për gjendjen e punëtorëve në Kazakistan

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Mabetex Group përmes një komunikate për media ka njoftuar për gjendjen e punëtorëve në Kazakistan ku thuhet se puntorët janë të sigurt dhe jeta zhvillohet normalisht.

“Informojmë se të gjithë familjarët e punëtorëve nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia që në tri qendrat të rëndësishme ku punojnë mbi 1900 puntorë të Mabetex (duke mos konsideruar se një pjesë nga këta kanë udhëtuar në vendlidje për festat e fundvitit), Ust Kamenogorsk, Almaty dhe Nur-Sultan, situata është e qetë dhe institucionet e vendit funksionojnë sipas ligjeve në fuqi”.

“Mbas kthimit të funksionuarit të internetit puntorët janë ne kontakt permanent me familjet e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme