Aliu bënë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në shënim të përvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë nga sakrifica e komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari, dhe dëshmorëve të tjerë u ngritën themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në këto ditë të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroizmit e sakrificës sublime të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari, për tu përkulur e për të nderuar gjakun e dëshmorëve, nga i cili u ngritën themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë.

Lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

Të ngjashme