Flotës së automjeteve për grumbullimin e mbeturinave në Ferizaj, iu shtuan edhe 4 kamionë të rinj, donacion ky ku Komuna e Ferizajt, ishte përfituese e Garës për Mjedis të Pastër dhe Grantit të Performancës Komunale në kuadër të bashkëpunimit me MMPHI, MZHE me mbështetjen e GIZ-it gjerman dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cila tha se me këtë flotë të pasur të automjeteve për grumbullimin e mbeturinave e që do të pasurohet ende ditëve në vijim, hap një kapitull të ri të mirëmbajtjes së qytetit, bazuar në teknologji e automjete të avancuara për grumbullimin e mbeturinave.
Postimi i plotë:
Flotës së automjeteve për grumbullimin e mbeturinave në Ferizaj, iu shtuan edhe 4 kamionë të rinj, donacion ky ku Komuna e Ferizajt, ishte përfituese e Garës për Mjedis të Pastër dhe Grantit të Performancës Komunale në kuadër të bashkëpunimit me MMPHI, MZHE me mbështetjen e GIZ-it gjerman dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
Bashkë me Ministrin e MMPHI-së, Liburn Aliu, ministren e MZHE-së, Artane Rizvanolli, ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Jorn Rohde, Përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, drejtorin e GIZ-it, David Oberhuber dhe kryetarët e komunave përfituese dorëzuam përkatësisht pranuam çelësat e 37 kamionëve për komunat përfituese nga kjo skemë mbështetëse.
Ferizaj, me këtë flotë të pasur të automjeteve për grumbullimin e mbeturinave e që do të pasurohet ende ditëve në vijim, hap një kapitull të ri të mirëmbajtjes së qytetit, bazuar në teknologji e automjete të avancuara për grumbullimin e mbeturinave.