Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka reaguar me rastin e ndarjes nga jeta të divës së muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës, ku ka shkruar se ajo shpërfaqi vlerat më të larta të gjyhës dhe muzikës shqipe.
“Me këngët e saj u rritëm, me zërin e saj u forcuam, ajo nuk ka vdekur, kaherë është përjetësuar, Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha.
Brezave dhe gjithë Kosovës, asnjëherë nuk i vdes zëri i saj në vesh që aq ëmbël e me muzikalitet, shpërfaqi gjuhën shqipe e vlerat më të shtrenjta të muzikës shqiptare.
Dritë pastë shpirti i primadonës shqiptare”!