Ka vdekur një vajzë me iniciale V.I, 24-vjeçare nga Ferizaj, pasi nuk mundi ta përballojë sëmundjen. Ajo para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute.
Për këtë ka reaguar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e V.I.
Ai përmes një postimi në Facebook, falënderoi të gjithë ata që u përpoqën t’i ndihmonin asaj.
“Një yll iu bashkua qiellit sonte. Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën. Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj”, ka shkruar Aliu.