Kryetari i Ferizajt ka ngushëlluar familjen dhe miqt, për vdekjen e këshilltarit komunal të disa legjislaturave Abdullah Hoxha.
I par i Ferizajt në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve ka thënë se Avdullah Hoxhën do ta kujtojmë gjithmonë me dashamirësi dhe të vullnetshëm për kryerjen e detyrave.
“Vdekja e parakohshme e asambleistit të disa legjislaturave, Abdullah Hoxha ka pikëlluar të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë e familjarët.
Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Hoxha dhe miqtë e të ndjerit.
“E respektuara familje Hoxha! Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, mikut e bashkëpunëtorit tonë në jetën publike, delegatit të zërit qytetarë në disa legjislatura të Kuvendit të Komunës, Abdullah Hoxha. Të ndjerin do ta kujtojmë përherë me dashamirësi e vullnetplotë në kryerjen e detyrave. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime!” shkruan në telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu”.