Aliu për kërkesën e 5 grave për diskriminim në AAC: S’merremi me shkeljen e të drejtave të punëtorëve

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 13:05 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka diskutuar lidhur me kërkesën/peticionin e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet me ministrin Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, raporton Ekonomia Online.

Aliu tha se për këtë çështje presin raport të detajuar, duke sqaruar se nuk janë autoritet që merren me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Agjenci.

Sipas tij, deri në këtë periudhë përgjegjës për punë e drejtorit ka qenë Kuvendi.

“Ne presim që të kemi një raport dhe pastaj të kemi një drejtor. Në atë sa kam arritur të kuptoj deri tash, njëra ndër problemet është rregullorja e brendshme. Deri në shtator Agjensioni i Aviacionit ka raportuar në Kuvend. Komplet Agjensioni ka qenë në raportim të Kuvendit, këto ankesa duhet të shqyrtoheshin nga KPMShCK. Nuk mund të i’u kthejmë përgjigje pa e pasur totalin e raportit. Unë jam i njoftuar, kemi pasur vazhdimisht informata nga sindikata për siguri. Përndryshe më ka interesuar për sindikatën”.

“Komisioni disiplinor është komision i Ministrisë. Nuk i kemi trajtuar sepse ka raste të tjera. Në dy muajshin e parë, në kohën kur Kuvendi ka qenë autoriteti ku raporton Agjensioni i Aviacionit. Nuk është që nuk jam marrë. E nderuara deputete, raporti i tyre, autoriteti ku është dashtë të raportohen këto çështje ka qenë Kuvendi. Nga shtatori autoriteti është Ministria që do të merret me Agjensionin e Aviacionit Civil. Një drejtor departamenti pa staf. Nga shtatori është kompetencë e imja, kemi staf ku kemi departament pa staf. Rregullorja e brendshme është baza e shkeljes të drejtave. Nuk jam autoriteti që merret me shkelje”.

“Këto ankesa a janë në zgjidhje e sipër, përgjigjen e keni po. Përgjegjësi e imja konkrete nuk është rregullimi i brendshëm. Po e presim raportin që ua kemi kërkuar nga ana e tyre që është raport i fundvitit. Të gjithë vërejtjet dhe rekomandimet duhet t’i kryejë drejtori, nëse nuk i ka kryere do të merren masa. Deri më tani përgjegjës për drejtorin ka qenë Kuvendi. Emërimin e bën Qeveria qe vijnë propozime nga Ministria. Kur të raportohet tek ne, do të shqyrtojmë një për një çdo gjë. 25.11.2022. Sot jemi me 20 dhjetor e kemi raportin e 25 nëntorit. Raportet i japin afat edhe drejtorit t’i rregullojë ato shkelje”.

“Ne kemi ankesa nga njëra palë. Unë merrem me raporte, kam shumë e-maile. Unë nuk jam autoriteti që merrem me punë të brendshme. Tash i keni ankesat kur në shtator unë e kam marrë detyrën. Analizojeni pak skemën hierakike, kush për çka është. Nga shtatori unë jam përgjegjës për Agjensionin e Aviacionit. Raportimi i parë që do të jetë tek unë është raporti i fundvitit. Raportet tjera iu kanë drejtuar drejtorit. Kot m’i drejtojnë mua ankesat se nuk kam kompetencë. Është koha që duhet të trajtohet ky rast, ju po e trajtoni rastin sikur unë të jem ai që e ka emëruar drejtorin”.

Sa i përket diskriminimit gjinor tha nuk është në dijeni, duke shtuar se do të vijë në raportim sa herë që i këkrohet kur ka diçka konkrete.

“Drejtorin e presim në raportim ku do t’i trajtojmë një për një këto çështje. Për aspektet e diskriminimit gjinor nuk jam i informuar mirë, për të tjerat po. Drejtor është prej kohës kur ka qenë Qeveria Hoti në vitin 2019. Ne kemi institucione, nuk munden të shkarkohen njerëzit si dikur, e as të emërohen. Me kënaqësinë më të madhe vij këtu iu raportoj kur kemi diçka konkrete në dorë”.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se nuk po duan që ta gjykojnë ministrin, veç se po kërkojnë përgjegjësi.

“Ne kemi dëgjuar ankesa shqetësuese, pasi drejtori emërohet nga Qeveria dhe ministri. E-maila janë dërguar nga viti 2021 deri në vitin 2022. Një çështje tjetër që për mua është shumë shqetësuese. Ky drejtor ka ardhur nga Qeveria Kurti 1 në vitin 2019. Ju kisha sugjeruar me i lexuar raportet ministër për diskriminimet që bëhen. Ne kemi pa edhe raporte te tjera, drejtori ka qenë jo bashkëpunues edhe me bordin atëherë”.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, tha se 90% e stafit kanë bërë ankesa për drejtorin, 28 punëtorë janë e prej tyre 18 janë ankuar, raporton EO.

“Nëse ka kaq shumë ankesa diçka nuk është mirë. Nëse është problemi i drejtorit është e lehtë. Ne vetëm po duam me ndihmuar, kemi një drejtor i cili ka injoruar, sepse është në shkallë me të larte. Jemi duke folur se a ka të drejtë një drejtor ta bëjë këtë ndaj 6 grave”.

“Ne do të përcjellim deri në fund të drejtat e punëtorëve. Ne do të komunikojmë edhe me ju. Ne e presim raportin nga ju si autoritet përgjegjës. Për ne është e rëndësishme të drejtat e punëtorëve”.

 Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se e mirëpret vendimin që kjo Agjenci të kalojë nën menaxhimin e Ministrisë.

“Nga të gjitha ankesat që janë drejtuar, shumica e përgjigjeve kanë qenë në favor të palës, pra drejtorit. Është një agjension që secili punëtor ka kryer trajnime jashtë vendit”.

“Nëse i shikon ankesat, ka 2 deri në 3 ankesa për një drejtor dhe ku është kthyer përgjigje në favor të palës. Sa i përket rregullores, na kanë thënë që është bërë rregullorja e re në vitin 2018”.

Të ngjashme