Aliu pret në takim profesoreshën Mendehie Rexhaj

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizaj, Agim Aliu ka pritur në takim profesoreshën Mehedie Rexhaj.

Përmes një postimi në facebook ai ka falendruar për vizitën që i ka bërë profesoresha duke e cilësuar atë të sukseshme në punën që bënë.

”Kënaqësi e veçantë, të mirëprisja në zyrën time, bashkëqytetaren tonë sukseseplotë, punonjësen shkencore, profesoren e nderuar znj. Mendehie Lekaj Rexhaj, e cila është autore e teksteve shkollore për lëndën e fizikës, kryetrajnere për zbatimin praktik të kurrikulës së re të Kosovës, auditore e njësive mësimore të E-mësimit, si dhe bashkëhartuese e programeve lëndore për lëndën e fizikës për klasët 6-9 nga MASHT, të cilën e përgëzova për punën e saj shkencore për shumë gjenerata, duke i ofruar mbështetjen tonë për punën e saj të vlefshme”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme