Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e atdhetarit, Sadik Bala për vdekjen e tij.
Telegrami i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin se është ndarë përgjithmonë nga kjo botë, veprimtari i dalluar, atdhetari dhe patrioti ikonë, ferizajasi Sadik Bala.
Në këto momente të dhembjes e pikëllimit për familjen, miqtë e dashamirët, përkujtimi për veprën e atdhetarit Sadik Bala është ngushëllimi më i mirë, të cilën gjeneratat pasardhëse do ta lartësojnë edhe më shumë.
Familje Bala, ngushëllime të sinqerta në emër të qytetarëve ferizajas dhe institucionit që drejtoj, Komunës së Ferizajt.