Aliu thotë se ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës.

Aliu tha se tashmë është shpallur edhe kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje hekurudhore.

Kujtojmë se kostoja totale e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës është 1.98 milion euro.

Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës u bë në mbledhjen e tetët të përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Të ngjashme