Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi në Facebook ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës së Kosovës.
Ai ka shkruar se falë gjakut të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, buroi edhe akti më i lartë juridik i vendit, pra Kushtetuta e Kosovës.
“Lufta jonë çlirimtare arriti majat e suksesit ndaj agresorit serb. Beteja e Koshares sheshazi, botës i bëri të qartë vullnetin e hekurt e syrin e patrembur për çlirimin e Kosovës. Nga kjo rrjedhë e historisë, e shkruar me gjakun e Dëshmorëve të Kombit, të cilët nuk rreshtën deri në flijim për Komb e Republikë, buroi edhe akti më i lartë juridik i vendit tonë, Kushtetuta e Kosovës, ditëlindjen e së cilës po e shënojmë sot”, ka shkruar Aliu.