Aliu viziton të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal, përcjell Ekonomia Online.

“Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj”, ka shkruar Aliu në profilin zyrtar.

Aliu tha se ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Tutje, ai ka uruar që të mos shënohet asnjë viktimë.

“…gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve”, tha i pari i Ferizajt.

“Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve”, shkruan tutje ai.

Image may contain: one or more people and phone
Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people, people standing and indoor
Image may contain: one or more people

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme