Ministria e Shëndetësisë në Kosta Rika ka konfirmuar 19 vdekje nga konsumimi i alkoolit të prekur me metanol.
Ministra tha në një raport se hetimi është duke vazhduar por deri më tani ka numëruar 14 burra dhe pesë gra të vdekura pas pirjes së pijeve të falsifikuara.
Viktimat janë nga 32 deri në 72 vjeç, transmeton Klan Kosova.
Policia ka konfiskuar rreth 30 mijë shishe nga markat e dyshuara me përmbajtje të metanolit.
Shitësit e pijeve ndonjëherë i hollojnë produktet me metanol toksike për të rritur kufijtë e fitimit ose për të rritur përmbajtjen e alkoolit, transmeton Klan Kosova.