As që bëhet fjalë që Ronaldo të largohet para përfundimit të kontratës. Kështu ka lënë të kuptohet trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri.
Pas eliminimit të Juventusit nga Champions League, mediat në Itali nisën të raportojnë se Cristiano Ronaldo nuk do ta përmbushë kontratën, ai mund të largohet nga Torino në verën e vitit 2020.
Por, edhe pse 34-vjeçar, për Massimiliano Allegrin Cristiano është “e ardhmja” e Juventusit.
“Ronaldo ka pasur sezon të jashtëzakonshëm dhe do të luaj ndaj Fiorentinës”.
“Cristiano plus Juventusi nuk do të thotë se Liga e Kampionëve është e sigurt. Ai është e ardhmja e Juventusti”.
“Ai është i qetë, ai është i zhgënjyer si të gjithë ne sepse u larguam nga gara që kemi dashur ta fitojmë”.
“Ne me titullin e fituar do të kompletojmë gjysmën e trofeve të mundshëm të fituar dhe natyrisht se kjo është arsye për të festuar”, deklaroi Allegri.
CR7 ka bërë 38 paraqitje për Juventusin deri më tani këtë edicion dhe ka shënuar 26 gola.