Allegri e ngujon skuadrën në kamp stërvitor njëjavor, pas humbjes kundër Veronës

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka ngujuar skuadrën e vet në një kamp stërvitor njëjavor, për shkak të disfatave të njëpasnjëshme në Serie A.

Allegri – i cili kthye në stolin e Juves në verë pas tri viteve – është i zemëruar me bardhezinjtë pas humbjeve kundër Sassuolos dhe Hellas Veronës në dy xhirot e fundit, raporton Gazeta Express.

Juventusi e pati një fillim zhgënjyes të sezonit, dhe pas një serie fitores prej 1:0, zhgënjimi u rikthye në Allianz Stadium.

Bardhezinjtë u mposhtën 2:1 nga Sassuolo në tokën e vet dhe pastaj humbën me rezultat të njëjtë edhe në udhëtim ndaj Veronës të shtunën.

Kjo nënkupton se skuadra e Allegrit tani i ka vetëm 15 pikë nga 11 ndeshje, pasi i ka humbur katër ndeshje tashmë.

Juventusi do të përballet me Zeniti në Ligën e Kampionëve të martën dhe pastaj me Fiorentinën të shtunën në Serie A.

Sipas mediave italiane, Allegri do ta ngujojë skuadrën në një kamp stërvitor nga nesër deri të shtunën.

Kjo nënkupton se lojtarët nuk do të lejohen të shkojnë te familjet e tyre, por do të mbesin të ngujuar në qendrën stërvitore për t’u përqendruar më mirë në dy ndeshjet e radhës.

Në qendrën stërvitore të Juves ka hotel, gjë që e bën më të lehtë kampin e tyre njëjavor.

Të ngjashme