Max Allegri mendon se Juventusi tani ka më shumë vetëbesim në Ligë të Kampionëve.
Juventusi e ka arritur finalen e garës më të madhe evropiane për klube në tri vitet e fundit dhe sonte përballet me Tottenhamin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, raporton Express.
“Do të jetë një ndeshje shumë e balancuar, 50-50, prandaj duhet të përqendrohemi fort dhe të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Allegri mbrëmë në një konferencë për media para ndeshjes.
“Klubi dhe ekipi janë rritur shumë në Evropë, sa i përket vetëbesimit”, ka shtuar ai.