Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri i ka dalë në krah portugezit, Cristiano Ronaldo pas akuzave drejtuar këtij të fundit për dhunimin e një femre.
Italiani ka lavdëruar karakterin e pesë herë futbollistit më të mirë në botë, raporton Marca, përcjell Klan Kosova.
“Unë e kam njohur atë vetëm për tre muaj, por në karrierën e tij për 15 vjeçare ai ka treguar gjithmonë profesionalizmin e tij në fushë dhe jashtë saj”, ka deklaruar Allegri.
51 vjeçari ka treguar gjithashtu se portugezi është i gatshëm për ndeshjen e së nesërmes.
“Ai është i gatshëm për të luajtur nesër. Cristiano është i fokusuar vetëm në nesër, gjërat tjera nuk ndikojnë në të”, ka shtuar Allegri.
Ronaldo ka mohuar akuzat që po i bëhen atij, duke thënë se dhunimin e sheh si një gjë të neveritshme dhe që kurrë nuk do ta bënte.