Një rastësi e bukur për dy portierët shqiptarë të Kombëtares, Etrit Berisha dhe Strakosha, të cilët në dy javët e fundit kanë arritur të ndalin nga pika e 11-metërshit argjentinasin Dybala në minutat shtesë të ndeshjes.
Dhe kjo rastësi nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga Allegri. Trajneri i Juventusit foli pas humbjes në shtëpi nga Lazio mbrëmjen e sotme, duke vlerësuar kundërshtarin si skuadër e mirëorganizuar, ndërsa sa i përket Juventusit ka thënë se ka pasur një rënie të përqendrimit.
https://youtu.be/RNd_hNLr8p4
Në fundin e deklaratës së tij për mediat, dikush nga gazetarët e pyet Allegrin nëse Dybala ka problem në gjuajtjen e 11-metërshave, transmeton tch.
Dhe Allegri tregon që ka qenë i vëmendshëm se në dy penalltitë e fundit të humbura nga argjentinasi, portierët kanë qenë shqiptarë. “Problemi i Dybala janë portierët shqiptarë”, ka thënë me humor Allegri.
https://youtu.be/hFaSviw0S_U
Futbollisti 23-vjeçar për kampionin italian deri më tani ka pasur 73 paraqitje dhe ka shënuar 40 gola.
Ndryshe, Dybala prej vitit 2012 është pjesë e ligës elitare italiane, kur atëbotë luante për Palermon.