Allegri te Reali, Zidane te Juventusi

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Max Allegri po planifikon që të drejtojë Real Madridin sezonin e ardhshëm me Zinedine Zidane që pritet ta zëvendësoi atë në Juventus.

Moggi ishte drejtor i Juventusit kur Zidane ka luajtur aty dhe ai e ka argumentuar këtë lajm kur ka folur sonte për televizionin 7 Gold.

Allegri kishte konfirmuar se e ka refuzuar një lëvizje në Madrid verën e kaluar, përderisa ai ende s’e ka përfunduar punën në Torino, derisa ende po kërkon një Champions League me këtë skuadër, shkruan albeu.com

Julen Lopetegui mori këtë skuadër në drejtim por ai u shkarkua pas fillimit të dobët të sezonit duke u zëvendësuar me Santiago Solarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme