Almeda dhe Tolga urojnë 2018-ën me “albumin e dashurisë”

Prishtinë | 31 Dhj 2017 | 13:46 | Nga

Modelja dhe aktorja Almeda Abazi dhe aktori Tolgahan Sayisman kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë 2017-ës.

Ishte muaji shkurt ai kur çifti udhëtuan drejt Los Angelesit për të realizuar ceremoninë e paharruar të dasmës, shkruan lajmi.net.

Almeda është shumë aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht imazhe të reja.

E një përmbledhje të fotografive, ajo e ka postuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram me të cilat uron edhe Vitin e Ri.

Ajo ndau disa imazhe të realizuara gjatë gjithë vitit, në shumë prej tyre është bashkë me Tolgën. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme