Profesori i Universitetit të New Yorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se SHBA-ja s’duhet ta injorojë Bashkimin Evropian në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai përmes Twitterit ka komentuar takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington.
“SHBA-ja s’duhet ta injorojë BE-në në procesin e dialogun Kosovë-Serbi”, shkroi Ben-Meir në Twitter.
“Duke Pasur parasysh që Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin evropian, SHBA-ja duhet të kuptojë qartë se nuk ka proces normalizimi pa involvimin direkt të zyrtarëve të BE-së në procesin e negociatave”, ka shkruar më tej ai.
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington do të mbahet më 4 shtator edhe pse fillimisht ky takim ishte paraparë të mbahej dy ditë më herët, më 2 shtator.
Takimi në Bruksel do të mbahet më 27 gusht, sot, në nivel ekspertësh.