Alpinisti 63-vjeçar maqedonas humb jetën në malin Everest

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 13:18 | Nga

Alpinisti 63-vjeçar maqedonas, Gjeorgi Petkov, është në mesin e të vdekurve në malin Everest në ngjitjen e pranverës së këtij viti, që përfundon vonë këtë muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gyanendra Shrestha, një zyrtare e Ministrisë së Turizmit në kampin bazë të Everestit, bëri të ditur se alpinisti maqedonas ka humbur jetën gjatë fundjavës pranë kampit 3 në 7.200 metra mbi nivelin e detit.

Detajet ishin të pakta, por mediat lokale raportuan se ai vdiq nga problemet e zemrës.

Poashtu edhe një 36-vjeçari Bobukazu Kuriki, alpinist japonez, është në mesin e të vdekurve në ngjitjen e pranverës, i cili humbi nëntë gishta nga morthi në përpjekjen e mëparshme në malin Everest.

Shrestha bëri të ditur se alpinisti japonez u gjet i vdekur në një kamp më të lartë në pikën 8.848 lartësi mbidetare.

Sipas një blogeri amerikan mbi alpinizmin, Alan Arnett, Kuriki ishte një “alpinist i vërtetë”, i cili u shpqërua nga një ekuipazh i madh filmash që xhironin aventurën e tij në Himalaje.

Një udhërrëfyes i Sherpas, i cili humbi një javë më parë në Everest, poashtu konsiderohet i vdekur, duke e rritur numrin e viktimave të këtij viti në anën e Nepalit të Everestit në tre.

Tre alpinistë të tjerë poashtu humbën jetën në Himalajet Nepaleze këtë sezon.

Një tjetër alpinist japonez humbi jetën në malin Lobuche në fllim të këtij muaji. Ndërsa një tjetër rus humbi jetën në një përpjekje për të ngjitur malin Lhotse, që ndodhet në kufi me Everestin.

Një aplinist italian u gjet i vdekur në malin Dhaulagiri, një pikë prej 8.167 metrash, pasi era e fortë shpërtheu tendën e tij.

Nepali është shtëpia e tetë majave më ta larta në botë. Qindra alpinistë mblidhen në vend gjatë sezonit të ngjitjes në pranverë, që realizohet në mes të muajit prill dhe maj. Këta dy muaj ofrojnë disa dritare për alpinistët për t’u ngjitur në majat e mbuluara me borë.

Të ngjashme