“Alternativa” prezanton Kastriot Jahën për deputet nga Prizreni

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 12:01 | Nga

“Alternativa” e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës sot ka prezantuar para medieve kandidatin e saj për deputet nga qyteti i Prizrenit, Kastriot Jahaj.

Jahaj u shpreh se koalicioni të cilit ai i takon është edhe mundësia më e mirë e zgjedhjes më 11 qershor.
“Qytetarët tani nuk kanë nevojë t’i votojnë politikanët që janë të korruptuar. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa tani është mundësia më e mirë”, tha Jahaj.

Ai ka shtuar se Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda tashmë e kanë dëshmuar që marrin vendime në të mirën e vendit dhe qytetarëve.

“Prizreni vazhdimisht është keqpërdorur dhe shfrytëzuar vetëm në kohë fushatash, Prizreni ka nevojë për përfaqësim të dinjitetshëm në Kuvendin e Kosovës, dhe për politikanë që nuk i vjedhin qytetarët. I ftoj të gjithë qytetarët e Prizrenit të votojnë Alternativën dhe të më votojnë mua si deputet”, tha ai ndër tjera.

“Alternativa” garon në listën zgjedhore të koalicionit LDK-AKR, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Të ngjashme