U.d e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të disa prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet e tyre të punës në vitin 2022.
Lidhur me këtë çështje, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kanë thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e garanton përfaqësimim e serbëve në institucionet e vendit.
Ambasada tutje në përgjigje thotë se presin nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe që të kenë mundësi të marrin plotësishtë pjesë në jetën politike dhe qytetare.
“Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët e Kosovës të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për këtë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës për Gazetën Express.
Lidhur me këtë të marten ka reaguar edhe Bashkimi Evropian duke shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të U.d Presidentes Haxhiu.