Ambasada amerikane: Mezi po presim ardhjen e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë njoftuar se janë nisur në udhëtim drejt Kosovës.

Në një postim në Twitter, Lajçak publikoi një fotografi në shoqërinë e Escobar.

“Në rrugën tonë drejt Kosovës”, shkroi Lajçak.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.

“Mezi presim që së shpejti të mirëpresim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak
dhe Përfaqësuesin Special të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.

Të ngjashme