Ambasada amerikane në Tiranë: Sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Shqipëri gjatë kohës së distancimit social në këto kohë të vështira pandemie, thotë se sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari.“Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Të ngjashme