Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka mirëpritur masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Kjo ambasadë thekson se i mbështetë fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve për të mbrojtur dhe informuar të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Ne e mirëpresim njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për një lehtësim të masave për parandalimin e Covid-19. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve për të mbrojtur dhe informuar të gjitha komunitetet në Kosovë”.
“Shtetasit britanikë ende në Kosovë duhet të vazhdojnë të ndjekin këshillat e autoriteteve kosovare dhe të qëndrojnë të informuar me këshillat tona të udhëtimit”.
Kujtojmë se dje (30 prill, 2020) ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga data 04 maj, qytetarët do të mund të lëvizin nga 3 orë në dy orare.