Inspektorati i Shqipërisë këshillon kosovarët, pjesë e marrëveshjes ndërmjet dy Qeverive

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 12:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i Inspektorëve Shëndetësor nga Shqipëria, ka zhvilluar takim në Ministrinë e Shëndetësisë, me ç’rast u pritën nga zëvendësministri, Arsim Berisha, raporton Ekonomia Online.

Ky delegacion do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, teksa do të zhvillojnë një varg takimesh.

Vjollca Braho, kryeinspektore nga Shqipëria tha se qëllim kanë që të bartin të gjitha përvojat e tyre te kosovarët.

Sipas saj, kjo vizitë është në kuadër të bashkëpunimit që kanë pasur të dy Qeveritë.

“Kjo vizitë është në kuadër të bashkëpunimit që kemi pasur ndërmjet dy qeverive. Sot jemi në këmbim të eksperiencave që kemi në fushën e inspektimit, duke këmbyer të gjitha mendimet tona dhe përvojat tona t’i japim për Inspektoratin e Kosovës”.

“Për këto dy ditë do të inspektojmë edhe pikat e vaksinimit dhe njëkohësisht për shërbimin që merret nga qytetarët”, tha ajo.

Gjatë bashkëbisedimit në Ministri të Shëndetësisë, zëvendësministri Berisha dhe Sekretari Bardiqi kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis dy inspektorateve në veçanti gjatë pandemisë COVID-19, për të kontribuar drejtpërdrejt në zbatimin e masave anti -COVID-19 në të dy vendet si rruga e duhur për t’u ballafaquar me sukses me sfidën që ka kërcënuar seriozisht shëndetin publik në nivel global dhe kombëtar.

Para takimit në MSh, delegacioni nga ISh i Shqipërisë ka zhvilluar një takim pune në Inspektoratin Shëndetësor ku janë trajtuar sfidat e dy inspektorateve dhe përvojat e inspektimeve dhe monitorimit gjatë COVID-19.

Gjatë qëndrimit dy ditor, të dy inspektoratet do të zhvillojnë inspektime të përbashkëta në disa komuna të Kosovës.

Të ngjashme