Ambasada e Austrisë në Kosovë ua ndalon udhëtarëve të marrin mish të derrit me vete

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar transportimi i mishit të derrit ose produkteve të sallamit nga vendet joanëtare të BE-së në udhëtime private.

E ky vendim ka ardhur pas shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave.

Kontrolle specifike lidhur me murtajën afrikane të derrave Ambasada thotë se do të ketë në vendet si Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Murtaja afrikane e derrave (MAD) vazhdon të përhapet në Evropë dhe paraqet një rrezik të madh për bujqësinë vendase dhe popullatat e derrit të egër. Aktualisht MAD-i është shumë aktiv në disa vende të Ballkanit. “Për të parandaluar futjen e kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse të kafshëve në Austri, do të ketë një kontrollim të shtuar të trafikut të udhëtimeve gjatë javëve të ardhshme”. Kështu paralajmëron ministri për financa Magnus Brunner, i cili bashkë me Doganën austriake, Ministrinë për çështje sociale, shëndet, kujdes dhe mbrojtjen e konsumatorit, Entin federal për shëndetit e konsumatorit dhe Agjensionit për shëndet dhe siguri ushqimore, do të ndërmarrin aksione specifike kontrolli gjatë Krishtlindjeve. Qëllimi është “të krijohet ndërgjegjësimi, veçanërisht tek udhëtarët, se marrja e mishit nga vendet joanëtare të BE-së është e ndaluar dhe kontrollohet nga doganat”, thotë Brunneri.

Të ngjashme