Ambasada e Çekisë në Kosovë, ka dhuruar një donacion prej rreth 19 mijë euro për Qendrën Burimore “Xhelaldin Deda” në Pejë.
Ambasada Çeke po ashtu ka dhuruar edhe printer dhe makina shkrimi, që prodhojnë letër për t’i ndihmuar personave të verbër të lexojnë dhe të shkruajnë, njofton Klan Kosova.
Të martën bashkë me ambasadorin çek Pavel Bilek, ishte edhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.
Ministrja përmes një postimit në facebook, tha se ka siguruar Qendrën Burimore, se do të ofrojë mundësi të barabarta për çdo fëmijë.
“E di që deri tash resurset nuk kanë qenë të mjaftueshme për secilin, por e sigurova menaxhmentin e kësaj qendre se, prioritet i imi si ministre por edhe Qeverisë Kurti 2 është ofrimi i mundësive të barabarta për secilin fëmijë”, tha ministrja.
Ministrja ndër të tjerash deklaron se do të punësojnë 400 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.
“Në mandatin tonë qeverisës do të punësohen 400 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, duke rritur mundësinë për një arsim cilësor”
Qendra Burimore “Xhelaldin Deda” është qendër për Arsim dhe Këshillim për nxënësit e verbër dhe gjysmë të verbër.