Ambasadori Ivo Silhavy përmbledh në 3 minuta punën e tij 3-vjeçare në Kosovë

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 13:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Çekisë në Prishtinë, me rastin e Ditës Kombëtare të Çekisë më 17 tetor 2017, organizon pritjen që e ka titulluar “Imagjino…”

Pritja organizohet në Prishtinë, “Sheshi 21” dhe fillon në orën 18:00.

Një video-spot treminutësh i quajtur “Imagjino…” do të shfaqet para mysafirëve. Video-spoti paraqet një seri to fotografive të ambasadorit çek, Ivo Silhavy, i cili i ka përmbledhë punimet e tij trivjeçare në Kosovë – në tre minuta.

“Imagjoni…”, rrumbullakon ekspozitat e mëparshme që filluan në tetorin e vitit 2014 me video spotin “Haveli përgjithmonë” dhe u pasuan nga fotoekspozitat “1984”, në qershor 2015, dhe “Një ditë si kjo…”, në tetor 2015, “Kohërat po ndryshojnë”, në maj 2016, “Praga Panoramike”, në qershor 2016 dhe “Në Kosovë me dashuri”, në qershor 2016.

Ambasadori Ivo Silhavy kujton se kur kishte ardhur në Kosovë, para tri vitesh, në pritjen e tij të parë në Prishtinë u luajt “E tëra që ju duhet është dashuria”, nga Beatles. “Për këto tri vite, unë jam vënë në kërkim të dashurisë, ndjeshmërisë dhe respektit në Kosovë. Unë, kam gjetur shumë nga këto dhe provova t’i përmbledhë në fotografitë e mia – ku pamjet janë më të fuqishme se sa fjalët”.

I inspiruar nga John Lennon, unë ju prezantojë “Imagjino…”, për ta ndarë këtë dashuri dhe lumturi dhe për të sjell një humor të mirë tek të gjithë mysafirët në përditshmërinë tonë. Kjo është shumë e lehtë vetëm shikoni fotografitë dhe imagjinoni…”.

“Imagjino…” është një mozaik i 31 fotografive të kryetarëve të Kosovës, kryeministrave, politikanëve të tjerë, artistëve, të gazetarëve, të fëmijëve, të pjesëtarëve të pakicave, etj. Të gjithë e kanë një çështje të përbashkët dhe shumë të rëndësishme: LUMTURINË.

Në Ditën Kombëtare të Çekisë kremtohet dita e pavarësisë së Çekosllovakisë, më 1918.

Të ngjashme