Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se Franca qëndron me Kosovën për reformat e nevojshme drejt integrimit evropian pas raportit të progresit të publikuar dje nga Komisioni Evropian, raporton Gazeta Express.
“Franca qëndron me Kosovën për të implementuar reformat e nevojshme për rrugën e integrimit evropian”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.
Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dje i ka dorëzuar kryeministri Albin Kurti raportin për Kosovën të publikuar nga Komisioni Evropian për vitin 2021.