Ambasada e SHBA-së: Bllokada e vazhdueshme politike po dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend, pas procesit për caktimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka theksuar se vazhdimi i ngërçit politik po e dëmton besimin në institucionet e Kosovës.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po dëmton besimin në institucionet e Kosovës.

Ne do të donim të shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunonin për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme