Ambasada e ShBA-së në Beograd: Qëllim i Amerikës është njohja reciproke Serbi-Kosovë

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë është qëllim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pak ditë pas letrës së Presidentit Joe Biden drejtuar Aleksandar Vuçiq, kjo është thënë edhe nga Ambasada e SHBA-së në Beograd së fundmi.

“Gjatë kohës së Presidentit Donald Trump dhe Presidentit aktual, Joe Biden, SHBA-ja ende ndajnë qëllimin kryesor të politikës së jashtme të Serbisë, pranimin në BE dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, me njohje të ndërsjellë, që ka qenë prej kohësh çelësi për arritjen e këtij qëllimi”, ka thënë për Tanjug, zëdhënësi i ambasadës, James Hagengruber, transmeton KlanKosova.tv.

“Ish Presidenti Trump po ashtu ka shprehur qartazi politikat e tij. Për shembull më 2019 ai i ka shkruar Presidentit Aleksandër Vuçiq rreth “mbështetjes së palëkundur” të SHBA-së për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe veçanërisht angazhimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme