Ambasada e SHBA-së në Shqipëri: Të gjithë zyrtarët e korruptuar do të ndalohen për të hyrë në SHBA

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dijeni se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Në postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri shkruan:

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.”

Ambasada deklaron se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në mbarë boten, 14 prej të cilëve shqiptare, qe u është ndaluar hyrja në SHBA, mes tyre Adriatik Llalla, Vangjush Dako dhe Tom Doshi.

Çfarë është Përcaktimi sipas Nenit 7031(c)?

🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit🇺🇸️ | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. Each week we will highlight a different initiative that we have taken to combat corruption in Albania. This week, we’ll explain public designations for significant corruption under Section 7031(c) of U.S. law. When the United States learns that a foreign government official has been involved in significant corruption, the Secretary of State has the authority to designate the individuals and his or her immediate family members permanently ineligible to enter the United States. #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 21. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme