Ambasada Amerikane në Prishtinë ka publikuar fotografitë e një grupi të veçantë të pjesëtarëve të FSK’së në trajnimin e tyre në artet marciale. Këtë trajnim FSK e ka bërë gjatë muajit të kaluar
Anëtarët e zgjedhur të FSK’së, të cilët tashmë janë ekspert në disiplinat tjera ushtarake, kanë punuar me marinsat amerikanë për të paktën tri orë në ditë për t’i zotuar këto aftësi. Kështu ka lajmëruar Ambasada e SHBA’së në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
“Në të ardhmen, të diplomuarit e këtij programi që janë tashmë të kualifikuar për të marrë pjesë në kursin e ardhshëm për instruktor, do t’i trajnojnë anëtarët tjerë të FSK’së në këtë drejtim”, thotë ambasada.
Ambasada Amerikane gjithashtu uron të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar këtë program, dhe iu falënderohet marinsave të SHBA’së për zbatimin e këtij programi.