Ambasada gjermane në Kosovë ia ka refuzuar vizën Avni Hysenit, luftetarit të UÇK-së, i cili për më shumë se 10 ditë gjendet i shtrirë pa vetëdije në QKUK.
Vëllai i tij, Adnani, kishte bërë kërkesë që Avniu të pajiset me vizë dhe të dërgohet urgjentisht në Gjermani për shërim.
“Nuk paska përjetim me të rënd në jetë se kur nje kerkesë për dergim jashtë vendit e qe eshte jetike per jetë a vdekje per ty vlla Avni Hyseni te refuzohet nga Ambasaden Gjermane ne Kosovë vetëm per shkak te burokracisë së tyre. Kjo tregon se kush jemi ne në Kosovë dhe sa e vlefshme eshte jeta e nje personi i cili nga sekondi në sekond lufton me vdekjen”, ka shkruar Adnan Hyseni, përcjell Ballkani.info.
Edhe vetë Adnani ka qenë luftetar i lirisë, ndërsa njihet si humanist i madh.