Ambasada gjermane për vendimin e MINT ndaj Klan Kosovës: I papritur, do ta ndjekim nga afër

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Rohde tha se pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është krejt i papritur.

“Ndajmë shqetësimet e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Rrjetit Global për Mediat e Pavarura dhe të tjerave për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të Klan Kosovës dhe do ta ndjekim nga afër”, tha Rohde, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse të Kosovës në renditjen e fundit globale për lirinë e medias.

Të ngjashme