Ambasada shqiptare në Malin e Zi për rrahjen e tre shqiptarëve: I kemi në mbrojtje

Prishtinë | 07 Jan 2024 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi ka reaguar pas rrahjes së tre shqiptarëve në Malin e Zi.

Ajo ka njoftuar se është duke e ndjekur nga afër ngjarjen, përcjell Klankosova.tv.

Ambasada ka bërë të ditur se viktimat, shtetas shqiptarë i ka marrë në mbrojtje.

“Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor”, ka lajmëruar ambasada në një postim në Facebook.

Po ashtu kjo ambasadë ka bërë të ditur se u ka kërkuar policisë dhe autoriteteve ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

“Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve”.

“Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, tha ambasada.

Të ngjashme