Ambasada turke dhuroi 20 karroca për HANDIKOS-in

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 12:40 | Nga

Në “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”, Ambasada Turke në Kosovë dhe kontingjenti i KFOR-it turk në Kosovë , kanë dhuruar 20 karroca për pjesëtarët e HANDIKOS-it në Mitrovicë.

Përveç anëtarëve të rregullt të HANDIKOS-it, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, ambasadorja Turke në Kosovë Kivilcim Kilic, e cila ishte e shoqëruar nga komandanti i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it në Kosovë, koloneli Saim Bagci.

Në aktivitet morën pjesë po ashtu edhe nënkryetari për komunitete në Komunën e Mitrovicës Eroll Zekirja, drejtori i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale Qazim Nimani, si dhe drejtoresha e OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri –Hasani.

Me këtë rast u bë e ditur se donacioni përfshinë gjithsej 20 karroca të reja, disa prej të cilave i shpërndau vet ambasadorja Kilic. Pas shpërndarjes së karrocave u diskutua edhe për mundësit e tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes për Personat me aftësi të kufizuara ,si nga pushteti lokal po ashtu edhe mekanizmat tjerë me qëllim që kësaj kategorie ti krijohen kushte sa më të mira për integrim të plotë në shoqëri.

Ambasadorja Kilic tha me këtë rast se ky donacion i shtetit turk për këtë kategori të qytetarëve, nuk është donacioni i vetëm pasi që do të shikohen mundësitë për mbështetje në forma të ndryshme të kësaj dhe kategorive tjera të qytetarëve të Kosovës.

Nënkryetari i komunës, Eroll Zekeria dhe drejtori Nimani, falënderuan shumë ambasadoren Kilic dhe KFOR-in turk për mbështetjen ën vazhdimësi të qytetarëve të Mitrovicës përmes projekteve të ndryshme e të shumta, që kanë ndikuar në ëprmiërsin e jetës të atyre që kanë përfituar.

Mirvete Hasani, drejtoreshë e HANDIKOS-it i njoftoi mysafirët me gjendjen aktuale, aktivitetet si dhe problemet me të cilat përballet kjo shoqatë gjatë gjatë funksionimit të saj. “Unë dua të falënderoj shumë ambasadoren Kilic dhe gjeneralin Bagci për këtë ndihmë të madhe që për ne do të thotë shumë. Tani anëtarësia e jonë do të ketë më lehtë lëvizjen dhe do të ketë mundësi shumë më të mëdha për tu përkujdesur për vet-veten”, tha ajo.

Po ashtu, Hasani falënderoi për mbështetje n dhe ndihmën që po i ofron HANDIKOS-it, OJQ “Mundësia”, duke organizuar aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu edhe kontributin në shkrimin e projekteve.

dsc_0289

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme