Reagimi i ambasadores turke vjen pas një videoje të postuar në rrjetin social Facebook gjatë ditës së djeshme në të cilën shfaqen pamje të një sulmi ndaj flamurit turk.
Kara përmes llogarisë zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook ka theksuar se “është tejet shqetësuese kjo iniciativë e shëmtuar provokuese ndaj flamurit tonë të çmuar që ka vlerë të madhe dhe rëndësi për kombin turk”.
“Në mënyrën më të ashpër e dënojmë këtë incident, i cili synon të nxisë ndjenjat për ligësi dhe urrejtje, duke i dëmtuar marrëdhëniet e rrënjosura vëllazërore dhe miqësore, dhe e ftojë popullin tonë për arsye të shëndosh para incidenteve të këtilla provokative jo të mira”, ka thënë ambasadorja Kara.
“Si Ambasadë, nga afër ndjekim ngjarjet dhe i kemi nisur të gjitha nismat e nevojshme nëpërmjet kanaleve diplomatike për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarjeje jo të hijshme që ka për qëllim flamurin tonë të lartë, si dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme të mundshme”, ka shtuar ambasadorja turke, Tülin Erkal Kara.
Po ashtu edhe Komuniteti turk në Maqedoni ka reaguar pas sulmit ndaj flamurit turk në Tetovës. Në reagime, partitë politike dhe organizatat turke e dënojnë sulmin dhe u bëjnë thirrje autoriteteve kompetente t’i zbulojnë dhe t’i dënojnë autorët.