Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadorët e ShBA-së në Kosovë dhe Serbi japin detaje lidhur me video-konferencën e ministrit Vitia me homologun e tij serb

Ambasadorët e ShBA-së në Kosovë dhe Serbi japin detaje lidhur me video-konferencën e ministrit Vitia me homologun e tij serb

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, mbrëmë ka zhvilluar një video-konferencë me homologun e tij nga Serbia Zllatibor Llonqar. Kjo video-konferencë është organizuar me ndërmetësimin e ambasadorit të Italisë në Kosovë Nicola Orlando. Qëllimi i kësaj ishte rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve për përballimin e situatës me pandeminë e koronavirusit. Detaje rreth kësaj […]

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, mbrëmë ka zhvilluar një video-konferencë me homologun e tij nga Serbia Zllatibor Llonqar.

Kjo video-konferencë është organizuar me ndërmetësimin e ambasadorit të Italisë në Kosovë Nicola Orlando.

Qëllimi i kësaj ishte rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve për përballimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Detaje rreth kësaj kanë dhënë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Phillip Kosnett dhe Anthony Godfrey.

Kosnett tha se ministrat duhet të bashkëpunojnë si fqinjë për t’i shërbyer njëri-tjetrit.

“Në këtë kohë pandemie është e rëndësishme që minsitrat e shëndetësisë të bashkëpunojnë si fqinjë për të shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi. Ne përgëzojmë përpjekjet e të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerë që kanë për detyrë të mbajnë të sigurtë qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Ndërkohë ne të tjerët duhet të bëjmë pjesën tonë për të mpshutr virusin. Së bashku ne mund ta mposhtim Covid-19”.

Joint Message from U.S. Ambassadors to Kosovo and Serbia on Benefits of Mutual Cooperation. Thanks to Ambassador Orlando for facilitating this teleconference. https://t.co/veav1xStyj pic.twitter.com/sVaePkOPVq

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 16, 2020

Svim mojim prijateljima želim miran i bezbedan vikend uz iskrenu zelju da možemo doživeti obnovljenu nadu koju Uskrs simbolizuje. https://t.co/yfmQCeytiJ

— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) April 16, 2020

Të ngjashme