Ambasadori Delawie inkurajon kosovarët të studiojnë në ShBA

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 15:22 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar Panairin e tretë vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit.

Pasi përshëndeti dhe bisedoi me studentët dhe nxënësit ai tha se aktivitet në kuadër të kësaj javë janë mundësi e mirë për të studiuar në Amerikë, raporton Ekonomia Online.

“Jam i entuziazmuar që këtu po shoh shumë të rinj të interesuar për të studiuar në Amerikë. Ky është vetëm një nga aktivitet e shumta e organizuar si pjesë e javë Ndërkombëtare të Edukimit. Kjo është një mundësi e mirë për të mësuar për mundësin për të studiuar në Amerikë”, tha ai.

Ai sqaroi se nga viti i kaluar 250 qytetarë të Kosovës kanë studiuar në ShBA. Ambasadori ka inkurajuar të rinj që kanë ëndërr të studiojnë në Amerikë të shfrytëzojnë mundësi të shumta e që janë edhe pa pagesë.

“Dua të inkuadroj çdo student dhe nxënës që ka ëndërr studimin në ShBA të shfrytëzoj shumë burime, një pjesë e madhe falas nga Qendra Këshilluese Amerikane. Arsimi ndërkombëtar hap dyert për të rinjtë e Kosovës, i lidh ata me student nga e gjithë bota dhe u mundëson atyre të zhvillojnë perspektivën globale gjë që iu nevojitet për trajtimin e sfidave komplekse dhe kur studentët kthehen në shtëpi në Kosovë, rritja e pavarësisë dhe aftësive të të menduarit kritik iu ndihmon atyre që të bëhen udhëheqës të komuniteteve të tyre. Vitin e kaluar 250 kosovarë janë duke studiuar në ShBA”, tha ambasadori.

Më se 30 Alumni të universiteteve të SHBA-ve do të marrin pjesë në panair i cili ka për qëllim të theksojë përvojën e të studiuarit në Shtetet e Bashkuara, si dhe programet specifike akademike dhe bursat për të cilat mund të jenë të interesuar studentët e Kosovës.

Të ngjashme