Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, të dhënë sot mbi situatën në veri dhe rrugën përpara.
Guerot tha se presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josepp Borrell përcaktuan qartë “kushtet e një rrugëdaljeje nga kriza në veri të Kosovës”.
Në reagimin e tij, Borrell kërkoi zgjedhje të reja në një kohë sa më të shpejt të mundshme në veri të Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai, tutje tha se pret nga Kosova që të pezullojë aksionet policore në veri të vendit.
“Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Borrell.
Very clear and strong statement by the EU. In Chisinau President Macron 🇨🇵, Chancelor Scholz 🇩🇪 and HR/VP Borrell 🇪🇺 laid out clearly the parameters to end the current crisis. Full support by the entire EU.
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) June 3, 2023